Osmani takon Presidentin e Sierra Leones: Synohet forcimi i marrëdhënieve bilaterale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Antalya të Turqisë, është takuar me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
“Shkëmbyem gjithashtu ftesa për vizita respektive në vendet tona, për t’i forcuar më tej lidhjet tona miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi,” ka theksuar Osmani.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të zgjeruar rrjetin e aleancave ndërkombëtare dhe për të thelluar bashkëpunimin me shtete nga kontinente të ndryshme. /Kosova.info/
