Hykmete Bajrami paralajmëron thirrjen urgjente të bordit të ZRRE-së për raportim në Kuvend

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se sapo të konstituohet Kuvendi, do të kërkohet raportim urgjent nga bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ajo theksoi se ky bord duhet të revokojë vendimin e fundit dhe më pas të shkarkohet nga deputetët që përfaqësojnë interesin e qytetarëve.

Bajrami shtoi se pas shkarkimit duhet të nisin procedurat për përzgjedhjen e një bordi të ri profesional. Ajo gjithashtu kërkoi transparencë të plotë nga ZRRE duke theksuar se duhet të publikohen pasqyrat financiare të KEDS dhe KESCO-s, përfshirë fitimet dhe raportet për saktësinë e tregtimit me energji dhe investimet që KEDS është i obliguar të bëjë në rrjet, sipas kontratës.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura për vendimet e fundit të bordit të ZRRE-së dhe transparencën në sektorin e energjisë. /Kosova.info/


Go to TOP