26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Sot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit. Në këtë masakër nga foscar serbe janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët figurojnë të pagjetur.
Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.
Si për masakrat e tjera edh për këtë masakër, deri më tani nuk është dënuar asnjë person.
