Rama falënderon ekipin e mirëmbajtjes për pastërtinë e Germisë gjatë festave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një mesazh mirënjohjeje për ekipin e mirëmbajtjes së parqeve që ka punuar me përkushtim për ta mbajtur të pastër dhe të bukur parkun e Germisë gjatë pushimeve festive.
Në një postim të mëngjesit, Rama vlerësoi punën e palodhur të ekipit nga NPL “Gjelbër” sh.a duke përmendur në veçanti Behram Konushevcin, Nezir Volin, Behar Arifin dhe Ruzhdi Gashin. Ai theksoi se këta punonjës janë shembull i përkushtimit për një Prishtinë më të pastër dhe më të gjelbër.
“Faleminderit për përkushtimin tuaj!”, shkroi ai duke ndarë edhe imazhe nga puna e ekipit në orët e hershme të mëngjesit. /Kosova.info/
Prev Post
Mot kryesisht i vranët dhe me shi
