Ambasada Amerikane: Krenarë që festojmë diplomimin e rekrutëve të FSK-së

Atasheu i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kolonel Berg, mori pjesë në diplomimin e rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e këtij momenti.

“Jemi krenarë që festojmë së bashku këtë moment të rëndësishëm; përkushtimi, disiplina dhe angazhimi juaj ndaj shërbimit shënojnë fillimin e një rrugëtimi të ndershëm në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Kosova.info/


Go to TOP