Ambasada paralajmëron: Hyrja e paligjshme në SHBA nuk është një opsion
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një paralajmërim për të gjithë emigrantët ilegalë që ia mësyjnë këtij vendi.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke cituar sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, që deklaroi se “nëse po konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, ka paralajmëruar:
“Hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nuk është një opsion. Ata që shkelin ligjin amerikan do të kthehen në vendin e tyre ose do të përballen me akuza penale”. /Kosova.info/
Illegal entry into the United States is not an option. Those who break U.S. law will be returned to their country or face criminal charges. #securingusborders pic.twitter.com/tiJFZdczj3
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 27, 2025
