Hamiti: Biseda e Kurtit me “Presidentin e Letonisë”, dëshmi e paaftësisë së tij si kryeministër
Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër pas bisedës së kryeministrit Albin Kurti me një person që ai e mendonte si Presidentin e Letonisë duke e cilësuar këtë si një skandal dhe dëshmi të paaftësisë së tij për të udhëhequr qeverinë.
Hamiti theksoi se ky rast ilustron nivelin e ulët të përfaqësimit të Kosovës në vitet e fundit dhe akuzoi Kurtin për mungesë kompetence në detyrën e tij.
“Gjithëkush i ka faj Kurtit: opozita, mediat, oligarkët, amerikanët. Për padijen e vet kë do ta fajësojë? Ndoshta regjimin e vjetër,” shkroi Hamiti në një reagim publik.
Reagimi i tij vjen pas publikimit të bisedës që ka nxitur debat të gjerë mbi përgjegjësinë institucionale dhe përgatitjen diplomatike të qeverisë. /Kosova.info/
