Prishtina feston pranverën me mbjellje lulesh në Parkun e Qytetit
Kryeqyteti po vazhdon përkushtimin për më shumë hapësira të gjelbra dhe një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët. Në kuadër të aktiviteteve pranverore, sot në Parkun e Qytetit u mbollën lule sezonale, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra të reja në hapësirat publike.
Në këtë iniciativë morën pjesë fëmijët e “Klubit të Gjelbër” të shkollës “Elena Gjika” dhe ekipi i NPL “Gjelbër”, të cilët me përkushtim kontribuuan në krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe të gjelbër për qytetarët.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Prishtinës për të promovuar kujdesin ndaj natyrës dhe rëndësinë e gjelbërimit në jetën urbane.
