Miftari në Shkodër: Atë Bernardin Palaj, frati i këngëve dhe dëshmitar i lashtësisë shqiptare
Publicisti dhe ambasadori i Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari, ka marrë pjesë në konferencën shkencore mbi jetën dhe veprën e dy françeskanëve të mëdhenj, Atë Bernardin Palaj dhe Atë Justin Rrota, e mbajtur fundjavën e kaluar në Kuvendin Françeskan në Shkodër.
Në kumtesën e tij, Miftari e quajti Atë Bernardin Palajn “Frati i këngëve”, ashtu siç e kishte cilësuar shkrimtari Ernest Koliqi. Ai theksoi se Palaj i kushtoi jetën kërkimit dhe ruajtjes së kujtesës zakonore, këngëve kreshnike dhe dëshmimit të lashtësisë së eposit shqiptar dhe rrënjëve etnike.
“Për këtë mision, ai jo vetëm që punoi tërë jetën, por edhe pagoi me jetën e tij,” tha Miftari duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë që Palaj la pas në kulturën shqiptare. /Kosova.info/
