Kica-Xhelili akuzon VV-në për manipulim zgjedhor: Nuk do t’i lëmë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka ngritur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për manipulim të procesit zgjedhor. Ajo ka denoncuar gjetjen e rreth 2000 fletëvotimeve të dëmtuara, të cilat sipas saj, kishin të shënuar vetëm votën për VV.

Kica-Xhelili ka vënë në dyshim edhe procesin e numërimit të votave nga diaspora duke theksuar se 80% e votave të konsulatave kanë shkuar për VV, në një disproporcion të madh me rezultatet brenda Kosovës. Ajo gjithashtu ka përmendur dhjetëra raste të dyshuara për fenomenin e “treni bullgar”, për të cilat sipas saj, VV nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

“Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!”, ka deklaruar Kica-Xhelili duke paralajmëruar se LDK do të kundërshtojë çdo përpjekje për manipulim të zgjedhjeve. /Kosova.info/


Go to TOP