Laura Fazliu synon medaljen e bronztë në repesazh

Xhudistja Laura Fazliu është mundur në gjysmëfinale nga japonezja So Morichika në turneun në Linz të Austrisë.

Garuesja jonë nuk ia doli të fitojë në duel me japoneze, megjithatë, Fazliu mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Ajo përmes repesazhit do të synojnë medalje në turneun që po mbahet në Austri.

Kujtojmë se Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘Ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë dhe në çerekfinale sllovenen Leila Mazouzi.


Go to TOP