Maliqi: Gjynah që po cenohet integriteti i procesit, vota e mërgatës ka shpjegim racional
Analisti Agon Maliqi ka reaguar ndaj dyshimeve që janë ngritur për procesin e votimit të mërgatës në zgjedhjet e fundit. Ai ka thënë se është për të ardhur keq që po vihet në dyshim integriteti i procesit duke theksuar se fenomenet e votës në ambasada dhe ato me postë kanë shpjegim racional.
Sipas tij, votuesit e Vetëvendosjes janë ndier më të sigurt për të votuar në ambasada, pasi kanë pasur komunikim më të rregullt me to dhe janë ndier si “në shtëpi”.
Ndërsa për votat e shumta të LDK-së me postë, Maliqi ka kujtuar se kjo parti gjithmonë ka pasur struktura të fuqishme në diasporë dhe se emigrimi nga bastionet e luftës si Skënderaj, Drenasi dhe Deçani ka qenë më i madh nga njerëzit e lidhur me LDK-në.
“Duhet të kesh kujtesë të peshkut për të harruar se çfarë strukturash ka pasur LDK-ja jashtë vendit,” ka thënë Maliqi duke konsideruar të pabazuar dyshimet për rezultatin e votës së mërgatës. /Kosova.info/
