Tre vjet luftë në Ukrainë: Kosova përkujton rezistencën dhe rikonfirmon mbështetjen

Sot shënohen tre vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, kur më 24 shkurt 2022, Rusia nisi agresionin e saj të paprovokuar kundër Ukrainës duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti. Lufta, që sipas planit të Vladimir Putinit duhej të ishte një fushatë e shpejtë për pushtimin e Ukrainës, u përball me një rezistencë të fuqishme të popullit dhe ushtrisë ukrainase.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi qëndrueshmërinë dhe heroizmin e popullit ukrainas në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vendit të tyre. Ai rikujtoi angazhimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe pjesëmarrjen në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga SHBA.

Kurti gjithashtu përmendi kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në trajnimet e trupave ukrainase, si dhe ndihmën ushtarake të ofruar nga Kosova gjatë vitit 2024. Në përpjekje për të mbështetur gazetarët ukrainas të zhvendosur nga lufta, Kosova ka përkrahur programin “Gazetarët në Rezidencë” dhe ka ofruar strehim për ta.

Kryeministri Kurti përfundoi deklaratën e tij duke shprehur solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe duke theksuar shpresën për drejtësi, paqe dhe liri në këtë përvjetor të tretë të luftës. /Kosova.infoSot shënohen tre vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, kur më 24 shkurt 2022, Rusia nisi agresionin e saj të paprovokuar kundër Ukrainës duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti. Lufta, që sipas planit të Vladimir Putinit duhej të ishte një fushatë e shpejtë për pushtimin e Ukrainës, u përball me një rezistencë të fuqishme të popullit dhe ushtrisë ukrainase.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi qëndrueshmërinë dhe heroizmin e popullit ukrainas në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vendit të tyre. Ai rikujtoi angazhimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe pjesëmarrjen në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga SHBA.

Kurti gjithashtu përmendi kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në trajnimet e trupave ukrainase, si dhe ndihmën ushtarake të ofruar nga Kosova gjatë vitit 2024. Në përpjekje për të mbështetur gazetarët ukrainas të zhvendosur nga lufta, Kosova ka përkrahur programin “Gazetarët në Rezidencë” dhe ka ofruar strehim për ta.

Kryeministri Kurti përfundoi deklaratën e tij duke shprehur solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe duke theksuar shpresën për drejtësi, paqe dhe liri në këtë përvjetor të tretë të luftës. /Kosova.info/


Go to TOP