Kandidatët e praktikës profesionale të mjekësisë veterinare kalojnë me sukses testimin
Për tre ditë radhazi, më 18, 19 dhe 20 shkurt, u zhvillua testimi i njohurive mbi praktikën profesionale për profesionistët e ardhshëm të mjekësisë veterinare. Sot, me kënaqësi, Urdhri i Mjekut Veterinar Shqiptar njofton se grupi i parë i kandidatëve ka përfunduar me sukses këtë proces, duke ndjekur procedurat ligjore dhe standardet profesionale.
“Ky rezultat është një dëshmi e përkushtimit dhe aftësive të këtyre të rinjve, të cilët kanë zgjedhur një profesion fisnik në shërbim të shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore. Për kandidatët që do të vijojnë provimin në QSHA, urojmë suksese dhe një karrierë të ndritur në këtë fushë të rëndësishme. Urime të gjithë kandidatëve! Përpara me profesionalizëm dhe përkushtim!”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
