Zogaj falënderon qytetarët për mbështetjen: Një nder i madh për mua si nënkryetar i Prishtinës
Nënkryetari i Prishtinës, njëherësh kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Alban Zogaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zogaj ka theksuar se 6,971 vota nga prishtinasit janë një vlerësim i madh për punën e tij si nënkryetar i kryeqytetit.
“Çdo votë është një mesazh besimi dhe përgjegjësie, dhe unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë këtë mbështetje. Prishtina është shtëpia jonë e përbashkët, dhe unë do të vazhdoj të punoj me përkushtim për ta bërë atë një qytet më të mirë për secilin prej jush,” ka shkruar Zogaj.
Ai ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që i dhanë mbështetjen duke theksuar se do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e Prishtinës. /Kosova.info/
