Baraliu: Opozita s’ka legjitimitet për qeveri, më mirë ta votojë Kurtin dhe ta testojë me psikiatër zviceran

Analisti politik Bleron Baraliu ka dhënë një koment të fortë mbi situatën politike në Kosovë duke argumentuar se opozita nuk ka mandat e as legjitimitet moral për të formuar një qeveri të re.

Sipas tij, më e udhës do të ishte që opozita të votonte një Qeveri Kurti 3 dhe të rishikonte situatën një vit më vonë, pasi të ishin “ftohur gjakërat.”

Megjithatë, Baraliu sugjeron që pjesë e kësaj marrëveshjeje të ishte edhe testimi psikiatrik i kryeministrit nga 2-3 specialistë duke propozuar që të paktën njëri prej tyre të ishte zviceran, me ironi ndaj besimit që Lëvizja Vetëvendosje i ka institucioneve të Zvicrës. /Kosova.info/

Go to TOP