Çeku analizon skenarin qeverisës: Opozita dhe minoritetet kanë 66 vota, LVV e varur nga Lista Serbe

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka analizuar balancën e votave në Kuvendin e Kosovës duke theksuar se opozita aktualisht ka 56 vota, ndërsa minoritetet – pa përfshirë Listën Serbe – arrijnë në 66 vota, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka gjithsej 56 vota nëse mbështetet vetëm te minoritetet, por do t’i nevojiten edhe gjashtë vota nga Lista Serbe për të formuar qeverinë. Ky realitet politik e vë LVV-në në një pozitë të vështirë, pasi asnjë parti opozitare nuk mund të bashkëpunojë me të pa u dëmtuar politikisht.

“Cila parti opozitare hyn në koalicion me LVV-në, digjet keq, sepse LVV të paktën i ka pesë persona në listën e zezë amerikane,” thekson Çeku, duke aluduar në kufizimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj disa zyrtarëve të lidhur me qeverinë.

Ky skenar ngre dilema të mëdha për zhvillimet e ardhshme politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një riformatim të pushtetit ose një ngërç të ri politik në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP