Kurti me gjuhë jo të zakonshme: PDK-yhi e LDK-yhi nuk bëjnë sa LVV-ja
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në Prishtinë në tubimin me simpatizantë të partisë, ka vazhduar gjuhën e ashpër ndaj partive opozitare.
Në fushatën zgjedhore, LVV-ja u dënua nga PZAP me mbi 202 mijë euro edhe për përdorim të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes.
“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është se edhe PDK-yhi e LDK-yhi bashkë nuk bëjnë sa LVV-ja jonë”, ka thënë Kurti në tubimin në shesh të Prishtinës.
Më tej, ai i ka quajtur këto parti “hajvana”.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marrë vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtojshin nja 50 a 100 a 200 për qind”, tha ai.
“Hajnat kanë me shku në burg, se ky mandat është mandat….i drejtimit të drejtësisë me Byronë….me prokurori speciale kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetting në sistemin e drejtësisë”, tha ai.
Kurti ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar.
LVV-ja pritet të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, e pasuar nga PDK-ja si e dyta, dhe LDK-ja e treta.
Kurti: Rezultatet preliminare tregojnë se LVV është fituese
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rezultatet e tanishme preliminare tregojnë se partia që ai drejton Lëvizja Vetëvendosje është në krye të votave të numëruara nga procesi i votimit.
Në paraqitjen e tij para qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ai i falënderoi qytetarët që e votuan LVV-në.
“Urime e gëzuar të gjithëve nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, e ato preliminare tregojnë një gjë të vërtet të saktë, të qartë që LVV-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”.
“Bravo, urime i falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që nga mëngjesi si kurorëzim i një pune, 1 muaj në fushatë, katër vjet qeverisje edhe 20 vjeçare në LVV. Faleminderit secilit për punën rolin angazhimin dhe kontributin, ditë natë gjithandej cep më cep Republikës sonë edhe në diasporë”, ka thënë Kurti.
Kurti me gjuhë jo të zakonshme: PDK-yhi e LDK-yhi nuk bëjnë sa LVV-ja
