Krasniqi: Ulpiana bashkohet për një Kosovë më të zhvilluar
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në Ulpianë, një nga lagjet më autentike dhe më të dashura të Prishtinës, është shprehur mbështetje e jashtëzakonshme për misionin e PDK-së.
Ai theksoi se ky është vendi ku ai është rritur dhe ka kryer shkollën fillore, dhe sonte qytetarët e Ulpianës u bashkuan njëzëri për të mbështetur programin e partisë për një të ardhme më të mirë.
“Të rinj e të moshuar, burra e gra, të gjithë së bashku, duke përkrahur misionin tonë për një të ardhme më të mirë dhe një Kosovë më të zhvilluar,” tha Krasniqi.
Ai shprehu falënderime për mbështetjen, duke e cilësuar si një motivim të madh për vazhdimin e angazhimit të PDK-së për zhvillimin e vendit. /Kosova.info/
