Pula kritikon Edi Ramën për tarifat e larta: plaçkitje dhe diskriminim kombëtar ndaj Kosovës dhe Veriut të Shqipërisë
Analisti Shqiprim Pula ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për tarifat e vendosura në autostradat kryesore të vendit, duke i cilësuar ato si një akt diskriminimi ndaj qytetarëve të Kosovës dhe veriut të Shqipërisë.
Në reagimin e tij publik, Pula tha: “I respektuar kryeministër i Shqipërisë, aspak i dashur Edi Rama, për rrugën e Kombit keni vendosur një tarifë prej 5 eurosh për drejtim nga Morina në Milot, ndërsa nga Thumana në Kashar një tarifë shtesë prej 2.5 eurosh. Kjo përkthehet në 15 euro për një udhëtim vajtje-ardhje!”
Sipas tij, këto tarifa janë të papranueshme dhe dëmtojnë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.
Ai i quajti ato “hajdutëri shtetërore” dhe “diskriminim sistematik kombëtar”, duke nënvizuar se tarifat janë barrë e rëndë për qytetarët nga Kosova, të cilët janë përdorues të shpeshtë të këtyre rrugëve për lidhjen me Shqipërinë. /Kosova.info/
