Rama ia dhuron ‘Çelësin e kryeqytetit’ ambasadorit Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka pranuar ‘Çelësin e kryeqytetit’ nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Hovenier duke falënderuar Ramën tha se është diskutuar për transformimin e Prishtinës në një kryeqytet kulturor.

Hovenier, në platformën ‘X’, ka shkruar se është  nderuar nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari i Komunës Përparim Rama me ‘Çelës të kryeqytetit’ në takimin lamtumirës.

“Jam nderuar nga qyteti i Prishtinës dhe kryetari i komunës Përparim Rama  me ‘Çelësin e kryeqytetit’ në takimin tim lamtumirës këtë pasdite. Nga diskutimet tona për transformimin e Prishtinës në një kryeqytet kulturor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur artin, më ka pëlqyer bashkëpunimi ynë. Ju uroj suksese të vazhdueshme juve dhe qytetit të Prishtinës!”, ka shkruar ambasadori Hovenier. /Kosova.info/

Go to TOP