Të hënën në Prishtinë mbahet mbledhja qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

Ky takim mbahet në Prishtinë.

Ekzekutivët e të dyja vendeve e mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët  në shtator të 2021-ës.

Në këtë mbledhje pritet firmosja e disa memorandumeve të bashkëpunimit mes dyja vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP