Të hënën në Prishtinë mbahet mbledhja qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.
Ky takim mbahet në Prishtinë.
Ekzekutivët e të dyja vendeve e mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët në shtator të 2021-ës.
Në këtë mbledhje pritet firmosja e disa memorandumeve të bashkëpunimit mes dyja vendeve. /Kosova.info/
