Sveçla takon komandantin e KFOR-it: Siguria e stabiliteti mbeten kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR.
“Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Kosova.info/

