Një person ther me thikë katër kalimtarë të rastit në Ferizaj
Një 59-vjeçar në Ferizaj ka therur me thikë katër persona të cilët ishin kalimtarë të rastit. Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I dyshuar është arrestuar, ndërsa viktimat po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda teupore( therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj, ka thënë Veseli.
Ai ka theksuar se ekipe të shumta të policisë, pëfshirë edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar dhe se pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” t’a arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçare, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.