Ankandi i radhës për letrat me vlerë mbahet më 12 nëntor

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 nëntor 2024 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024.

Bëhet e ditur se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, MFPT udhëzon të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP