Lëndohet një i mitur me mjet të mprehtë në Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e në përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës  09:45, është  raportuar për një person të  lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin Skënderbeu në  Mitrovicë, ku pas një përleshje  lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar  viktima mashkull i moshës se mitur”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lidhur me rastin është arrestuar një  person i dyshuar i moshës se mitur derisa njësitet përkatëse po vazhdojnë  me rrjedhën e hetimeve.


Go to TOP