Rama takon laureatin e nobelit për paqe Dr. Denis Mukwege: diskutojnë mbështetjen për viktimat e dhunës seksuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati nderin të takohet me laureatin e Çmimit Nobel për Paqe, Dr. Denis Mukwege, i njohur për përpjekjet e tij në mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale dhe promovimin e barazisë gjinore.
Gjatë takimit, Rama shprehu admirimin për përkushtimin e Mukwege, duke theksuar se takimi ishte i ndjeshëm për të, si pjesë e një populli që ka kaluar nëpër dhimbje të ngjashme.
“Diskutimet përqendruan në bashkëpunimin për forcimin e mbështetjes për viktimat dhe nismat për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/
