Në Drenas lindi partia e re “Bashkimi Demokratik” me fokus në zhvillimin lokal

Në komunën e Drenasit është duke u formuar një parti e re politike me emrin “Bashkimi Demokratik”.

Një grup intelektualësh nga ky mjedis, mbështetur nga qytetarë të shumtë, ka punuar për një vit për përgatitjen e dokumenteve dhe strukturave të partisë.

“Bashkimi Demokratik” është me orientim pro-ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, dhe synon të ofrojë zgjidhje të moderuara politike për një zhvillim të gjithanshëm të komunës, me fokus në garën komunale të vitit të ardhshëm. /Kosova.info/

Go to TOP