Musliu: Dokumentet e falsifikuara të Serbisë zbulojnë planifikimin për vrasjen time dhe të vëllait

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka publikuar një deklaratë tronditëse mbi dokumente të falsifikuara të inteligjencës serbe, të cilat përmbajnë prova të fabrikuara për t’i akuzuar atë dhe vëllanë e tij, Fatmirin, si “bashkëpunëtorë të shërbimeve amerikane të inteligjencës.”

Musliu ka theksuar se këto dokumente, të dorëzuara në ish-Tribunalin e Hagës, janë dëshmi se si janë vrarë shumë njerëz në Kosovë, përfshirë kolegun e tij Kastriot Kelmendi dhe familjen e tij, më 24 mars 1999.

Sipas Musliut, ai dhe vëllai i tij shpëtuan për pak nga ky plan i përgjakshëm i Serbisë. /Kosova.info/

Go to TOP