Abdixhiku: Vizitat në fshatrat e Malishevës shpalosën brengat e qytetarëve për çmimet, mungesën e rrymës dhe emigrimin e të rinjve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar vizitat e tij në fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës, ku u prit ngrohtësisht nga familjarët e zonës.
Gjatë bisedave, ai theksoi shqetësimet e banorëve për përballjen me çmimet e larta, mungesën e gjërave bazike si energjia elektrike, dhe emigrimin e të rinjve nga vendi.
Abdixhiku premtoi se me udhëheqjen e duhur, vendi mund të krijojë vende pune, të përmirësojë arsimin dhe të ofrojë paga dinjitoze për t’i mbajtur familjet të bashkuara, duke apeluar për ndërtimin e një Kosovë më të jetueshme për qytetarët. /Kosova.info/
