Peci kritikon Kryeministrin Kurti për fjalimin në New York dhe përzgjedhjen e audiencës

Njohësi i zhvillimeve në vend, Lulzim Peci ka shprehur kritika të ashpra ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për fjalimin e tij në New York, duke e cilësuar përzgjedhjen e audiencës, veçanërisht Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez si të papërshtatshme për deklaratat e bëra.

“Projektimi i qeverive të kaluara të Kosovës si “regjim i vjetër,” sikur fitorja e VV-së të kishte ardhur përmes një revolucioni, nuk i bën nder as vendit dhe as qeverisë së tanishme”, ka shkruar Peci.

Ai gjithashtu vuri në dukje ironinë e sulmit ndaj mediave nga New Yorku, ndërsa përmendi shembullin e Kryeministrit Sanchez, i cili përqafoi dhe ironizoi pseudonimin denigrues të dhënë nga opozita e djathtë dhe mediat, duke e kthyer në një sukses politik.

Peci përfundoi me një sugjerim ironik për rritjen e të ardhurave të lobuesve të Kosovës në Spanjë. /Kosova.info/


Go to TOP