Rama fton investitorët në Konferencën “Prishtina 2030”
Nesër, më 20 shtator 2024, në Hotel “Emerald”, do të mbahet Konferenca e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”, me fillim nga ora 09:00.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar investitorët e interesuar për të prezantuar propozimet e tyre për projekte që synojnë të transformojnë kryeqytetin.
Kjo konferencë vjen pas interesimit të lartë të investitorëve për projekte madhore, duke përfshirë zhvillime infrastrukturore, teknologjike dhe urbane që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës në Prishtinë deri në vitin 2030. /Kosova.info/
