Renditja e FIFA-së: Ngritët Kosova, Shqipëria humbet një pozitë
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror (FIFA), të enjten ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Në renditjen e re të FIFA-së, Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për dy pozita.
Dardanët nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Kosova në shtator u mund nga Rumania (0-3), derisa fitojë në udhëtim tek Qipro (0-4).
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë në renditjen e re të FIFA-së.
‘Kuqezinjtë renditen në vendin e 67-të. Ndërkaq, listës i prin Argjentina që është e para me 1889 pikë, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.