Abdixhiku: LDK po ngritët fuqishëm – tubim entuziastik me mbi 1,000 qytetarë në Lipjan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia po fiton mbështetje të gjerë në terren, duke shënuar një kthesë pozitive për të ardhmen politike të vendit.

Në një tubim madhështor të mbajtur në Lipjan, ku morën pjesë mbi një mijë qytetarë, Abdixhiku përçoi entuziazëm dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Rrugën përpara e bëjmë bashkë, për të ndërtuar të ardhmen që Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë,” theksoi Abdixhiku, duke ftuar qytetarët që më 9 shkurt të bëhen pjesë e këtij vizioni të përbashkët për ndryshim. /Kosova.info/

Go to TOP