Haxhiu viziton Policinë në Ferizaj, flasin për adresim të dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot e ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt ku është diskutuar për dhunën në familje.

“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë se përfaqësuesve të policisë në Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ka ofruar mbështetjen e saj të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve.

Ajo ka theksuar se nga janari deri më sot, në Komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje. /Kosova.info/

Go to TOP