Kajtazi: Qeveria po demanton vetveten me vendimet e pagën minimale
Opinionisti Vehbi Kajtazi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kritikoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke e cilësuar si mashtrim dhe mungesë konsistence në politikën fiskale.
Kajtazi theksoi se qeveria ka demantuar vetveten brenda një dite, duke përmendur ndryshimet tatimore të cilat parashikuan përjashtimin nga tatimi për pagat deri në 3 mijë euro.
Sipas tij, me vendimin e ri për paga minimale prej 350 eurosh, qeveria po reagon në mënyrë kaotike ndaj opinionit publik, pa ndonjë qëndrueshmëri në vendimet e saj. /Kosova.info/
