Pjetër Gjin Kolaj reagon ndaj pretendimeve: Nuk kam ushtruar asnjëherë funksionin e prokurorit

Në emisionin “Debat Plus” të transmetuar sonte në RTV Dukagjini, ish i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka deklaruar se prokurori në rastin e tij ishte Pjetër Kola.

Për t’i sqaruar këto pretendime, Pjetër Gjin Kolaj, nga Zllakuqani i Klinës, ka theksuar se ai nuk ka qenë kurrë prokuror apo gjyqtar, por ka udhëhequr një biznes të suksesshëm gastronomik.

Kolaj dhe vëllai i tij Anton Kolaj janë të njohur për kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe për largimin e tyre nga puna nga regjimi serb.

“Këtë gjë mund ta konfirmoj edhe vetë Januz Januzaj”, ka shkruar ai.

Kolaj shpreh mirënjohje për mirëkuptimin e publikut. /Kosova.info/

Go to TOP