Zona turistike në Strazhë bëhet me hapësira rekreative e infrastrukturë

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka njoftuar se zona turistike në Strazhë, tashmë i janë shtuar edhe hapësirat rekreative, me infrastrukturën përcjellëse.

Sipas tij hapësirat e Parkut Rekreativ të ndërtuar në këtë zonë është projekt ky i financuar nga Komuna e Kaçanikut e i përfunduar ditë më parë.

“Veçanti e kësaj zone është natyra piktoreske e Sharrit, aroma e pishave, e mbi të gjitha komuniteti mikpritës vendas, bënë që Strazha të jetë një destinacion turizmi i preferuar  e i pa harruar për të gjithë  ata që e vizitojnë  për herë të parë. Qytetarët e Kaçanikut  e vizitorët t’i gëzojnë këto hapësira të mrekullueshme”, ka shkruar ai në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP