Ukaj: Kosova po paguan çmimin e një udhëheqje antiperëndimore, duke u përballur me izolim dhe turp kombëtar

Në një kritikë të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, Ndue Ukaj, thekson se vendi po paguan një çmim të lartë për shkak të një politike antiperëndimore që ka rezultuar në izolimin e tij nga aleatët perëndimorë.

Ai shpreh shqetësimin se Kosova, e cila dikur gëzonte mbështetjen e fuqishme të Shtëpisë së Bardhë, tani ka mbetur në margjina, duke përjetuar një degradim të marrëdhënieve me Perëndimin, veçanërisht me Amerikën.

Sipas Ukajt, kjo situatë duhet të shkaktojë turp te çdo qytetar racional që e do vendin më shumë se sa udhëheqësit e tij.

Udhëheqësit aktualë, sipas tij, janë zhvendosur nga qendrat e fuqisë në periferitë politike, duke humbur besimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, dhe si pasojë, Kosova është bërë vendi i vetëm brenda qytetërimit perëndimor që është nën sanksione nga Perëndimi. /Kosova.info/


Go to TOP