Renovimi i shkollës ‘Dardania’ drejt përfundimit: Nxënësit pritet të fillojnë vitin shkollor në klasat e reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Nënkryetaren dhe Drejtoren për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, inspektuan punimet në renovimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”.

“Pjesa e parë e projektit është transformuar në një objekt modern, që do të ofrojë kushte të nivelit evropian për nxënësit dhe mësimdhënësit. Pritet që kjo pjesë të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator”, shkroi Rama.

Rama kërkoi përshpejtimin e punimeve për fazën e dytë, që të përfundojë brenda të njëjtit afat.

Projekti i renovimit është financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP