Pensionohet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani. 

Kryeprokurori Ujkani nga 1 janari i vitit 2021 ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. 

Më herët z. Ujkani ka ushtruar detyrën e prokurorit në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë dhe prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë. 

Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. 

Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë. /Kosova.info/

Go to TOP