Vazhdon shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Po vijojnë punimet e sinjalizimit të rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Kryetari Alban Hyseni, ndoqi nga afër punimet e shenjëzimit horizontal në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”.

I pari i Komunës së Gjilanit, tha se sinjalizimi i rrugëve të qytetit tashmë ka filluar.

“Puna për sinjalizim do të vazhdoi në ditët në vazhdim”, tha Alban Hyseni.

Për sinjjalizimin horizontal, vertikal dhe të pajisjeve rrugore në Komunën e Gjilanit, vlera e projektit është 340,000.00 euro. /Kosova.info/

Go to TOP