Po vazhdon restaurimi i aseteve të trashgëmisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se po vazhdon puna në restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në gjithë vendin.

Sipas njoftimit ka përfunduar faza e parë e punimeve restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj.

Tuje ministria njofton se tashmë është hapur procedura për fazën e dytë të restaurimit dhe për ndërhyrjet e radhës MKRS-ja ka ndarë 1.3 milion euro.

“Ky objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore është ndërtuar një shekull më parë, dhe pas restaurimit të plotë do të vazhdoj të jetë i qasshëm për banorët dhe turistët”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP