Universiteti i Ajovës shpërndanë mirënjohje për profesorët e studentët

Universiteti i Ajovës në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës kanë përfunduar vitin e parë akademik. Në një aktivitet të mbajtur, ata shpërndanë mirënjohje për profesorët e studentët të cilët ishin pjesë të këtij projekti, të financuar nga USAID.

“Partneriteti i Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, aktivitet ky i financuar nga USAID në bashkëpunim me Universitetin e Ajovës sot ndau mirënjohjet për profesorët, kompanitë dhe studentët që kanë qenë pjesë e këtij projekti në zhvillimin në fusha të ndryshme të arsimimit deri te punësimi.

 Me këtë ceremoni u festua edhe viti i parë akademik.

 “Gjatë vitit të kaluar, ne kemi qenë dëshmitarë të nismave të jashtëzakonshme të udhëhequra nga studentët, angazhimit të fortë nga partnerët e sektorit privat dhe përpjekjeve bashkëpunuese me universitetet për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe mundësinë e zhvillimit profesional”, tha Alexander Albertine nga USAID-i.

Ky projekt është implementuar nga Universiteti i Ajovës në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës.

Go to TOP