Vazhdon beteja ligjore mes Telekomit  dhe Dardafonit

Beteja ligjore mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Dardafon po vazhdon të mos marrë epilog. Palët u përballën sërish në gjykatë, nga e cila nga Telekomi kërkuan që të plotësohet ekspertiza e kryer financiare. Të njëjtët ngritën kritika për njëanshmëri e mangësi në të. Por, gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën e tyre.

Mes pretendimesh për njëanshmëri e mangësi në ekspertizën financiare, të kryer nga Telekomi i Kosovës, kanë kërkuar që të lirohen nga kompensimi i kompanisë Dardafon për shërbimet e internetit 3g dhe 4g.

Përfaqësuesit ligjorë të Telekomit u përballën sërish në gjykatë me ata të Dardafonit, për çka kërkuan nga gjykatësi plotësim të ekspertizës financiare.

Të autorizuarit e Telekomit pretenduan se gjatë ekspertizës nuk janë kalkuluar mirë të dhënat.

Sipas tyre, ekspertët e angazhuar nuk i kanë pasur të qarta detyrat që i kanë marrë përsipër.

Llogaritë bankare të punëtorëve të Telekomit u bllokuan gjatë këtij viti për shkak të borxhit prej 5.7 milionë eurove që kjo kompani i kishte Dardafonit, e cila i fitoi ato nga një vendim i Arbitrazhit.

Go to TOP