K.R.U Gjakova vazhdon edhe sot intervenimin, 4 rrugë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë
Nga K.R.U “GJAKOVA” njoftojnë se do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme punimet në intervenimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Gjakovë.
Si pasojë do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për rrugët “Mbretëresha Teutë”, “Musa Zajmi”, “Marin Barleti” dhe “Edit Durham”.
“Ekipet e KRU “Gjakova” po punojnë me intensitet të shtuar që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë tek konsumatorët!”, thuhet në njoftimin e kompanisë të postuar në Facebook.
