Persona të panjohur i vënë zjarrin fushës, përfshihet edhe prona e të dëmtuarit në Zubin Potok

Një burrë në Zubin Potok është ankuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një fushe afër pronës së tij, si pasojë zjarri është përhapur dhe ka përfshirë pronën e të dëmtuarit.

Ankuesit i janë dëmtuar katër koshere bletësh, një kabull elektrike, disa pemë dhe një shtyllë elektrike.

Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për shkak se i kishin vënë zjarrin një fushe afër pronës së tij, zjarri ishte përhapur dhe kishte përfshirë pronën e ankuesit, dhe si pasojë i janë dëmtuar 4-koshere bletësh, një kabull elektrike, disa pemë dhe një shtyllë elektrike. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP