Në frymë tradicionale, Tajlanda shënon 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën
Kosova dhe Tajlanda shënojnë 10 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Për këtë ambasada e Tajlandës në Hungari që është përgjegjëse edhe për Kosovë ka organizuar ngjarje për ta festuar këtë ditë.
Festa është duke u shënuar në një ambient me motive tradicionale tajlandeze për ta përçuar rëndësinë e ngjarjes në të cilën ka të ftuar mysafirë nga institucionet e Kosovës por edhe përfaqësues të tjerë që kanë lidhje ekonomike dhe diplomatike me shtetin tajlandez.
Në këtë ngjarje pritet të ketë performanca të artistëve tajlandezë, po ashtu fjalime për të treguar lidhjen me Kosovën dhe marrëdhëniet dhjetëvjeçare.
