AKP bastis fabrikën ‘Lola’ në Zubin Potok, të pranishëm edhe Policia e Kosovës

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë zbarkuar sot në fabrikën ‘Lola’ në Zubin Potok, ku po kryejnë një bastisje.

Lidhur me rastin është deklaruar për media serbe edhe drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se Policia po asiston në aksionin e AKP-së.

Në derën hyrëse të këtij objekti AKP kanë lënë edhe një njoftim në gjuhën serbe, ku sipas Kosovo Online thuhet se prona në fjalë është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Lola Alati” në likuidim dhe se është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Go to TOP